Friday, June 5, 2015

...kete jave.

Grida Duma hypen ne Urban.
Ne ditet e sotme eshte bere e veshtire te marresh urbanin per shkak te mbi popullimit, ecjes me 2 kilometra ne ore, autobuseve prehistorik apo dhe aromave te pakendshme qe njerezit leshojne ne keto ambjente per shkak te alergjise akute qe kane ndaj larjes. Pooor,  te gjitha keto nuk e kane ndalur wkandidaten e PD-se per bashkine e durresit, Grida  Kim Kardashian Duma qe ne kuader te uljes gjuhe me gjuhe me popullin te beje nje xhiro piktoreske me nje linje urbani ne durres. Madje madje edhe ti liroje vendin nje te moshuarje qe e degjoi me pas me endje fjalimin e saj politik shoqeruar nga nje vajze qe mbante shenime… kush e di pse dhe cfar.  Gjithsesi pasi mbaroi udhetimin me pupullin ne autobus, grida zbriti nga linja dhe hipi ne fuoristraden e saje 30 mije euroshe ndersa e moshuara dhe qytetaret e tjere vazhduan itenerarin e tyre te perditshem me urban.

Trendi me I ri, te Ftojme Erionin per dreke.
Cdo fushate elektorale ka trendet e saja te reja e te vecanta duke sjelle larmi e diversitet te votuesit. Ndersa trendi me I ri I qytetareve te Tiranes ne kete fushate eshte:  te ftojme kandidatin e majte per bashkine e tiranes per dreke. Dhe sigurisht qe Erjoni pranon. Eshte e disata here qe ai shkon ne shtepi te ndryshme I ftuar per dreke per te qare hallin e popullit dhe per te treguar drejtimin e duhur per te dale nga varferia.  Dhe kete e ben ne nje tavoline te stermadhe e te stermbushur plot e perplot me ushqime qe shume prej shqiptareve as ne endrra nuk I shohin. 

Gjergji I nxjerr te gjitha sheshit.
A ju thash pak me pare qe fushata e sivjetshme ka trende te reja dhe risi.  Nje risi tjeter e sjell kandidati I pavarur per fshatin… me falni qytetin e tiranes gjergj bojaxhi.  Kemi 20 vjet qe mundohemi tu zbulojme te ardhurat e fushatave disamilionesh politikaneve dhe partive tona dhe ja… gjergj bojaxhi I nxjerr te dhenat vet sheshit.  Ai ka publikuar ne faqen e tije te internetit te dhenat per ardhurat dhe emrat e donatoreve te fushates se tije, duke nxjerre publikisht dhe mbeshtetesit e tije e keshtu dhe gjithshka qe ata kane dhene apo dhuruar per te realizuar endrren e tije, te jete kryebashkiak I tiranes. Qe nga kompiuterat e perdorur, tavolina te perdorura, karrge te perdorura , kolltuqe te perdorura, vullnetar  etj listat e pubikimeve te tije me shume se sa lista donacionesh per fushate elektorale ngjajne me lista donacionesh per kryqin e kuq.  Gjthsesi duhet theksuar qe gjergji, ne 25 vjet demokraci, eshte I vetmi kandidat me sa mbajme mend qe e ben kete gje.  Zonja dhe zoterinj… duartrokitje.

5 pyetjet, per eurovizionin.
U zhvillua para pak ditesh dhe edicioni I 60-te I festivalit te eurovizionit I quajtur eurosong sic e njohim te gjithe. Shqiperia kete here u prezantua me kengen im alive kenduar nga elhaida dani dhe nja tre backvokaliste pa pike energjie sikur I kishin nxjerre me zor ne skene. Si gjithmone festivali I cili me shume se sa I kenges ngjan I gjeopolitikes, na renditi te 17-tet madje - madje edhe me poshte nese do llogarisim heqjen e pikeve te dhena nga mali I zi dhe maqedonia, po nejse, sna ben me pershtypje se ka marre ferra uraten sic thote populli. Nese vitin e kaluar eurovizioni u perfol me se shumti per mjekrren e konchites qe e fitoi, kete vit kishte shume me shume pyetje qe u shtruan…
1.       Pse ne akoma pretendojme qe ndonjehere ta fitojme kete festival kur e dime qe ka nje mori shtetesh sllavo-serbo-ruso medhenj qe do votojne gjithnje kundra nesh dhe pro vendeve sllavo- serbo-ruso medhenj?
2.       Pse ishte australia pjese e eurovizionit kete vit?  Dhe kush ishte ajo e shkrete zonje qe e kishin nxjerre nga halli per te dhene piket aq sa menduam se autraline e ka kapluar nje krize humanitare?
3.       Meqe jemi te zedhenesit e pikeve,  po kete djalin e shqiperise kush dhe pse e veshi ashtu, aq sa nuk ngeli I madh e I vogel pa e komentuar? 
4.       Perse te gjithe shane e kecenuan kengetarin suedez qe e fitoi eurovizionin per shkak te fotos ku shihej I shtrire ne nje divan e te kembet kishte flamurin shqiptare dhe askush nuk shau e kercenoi ata te cilet e kane lene ashtu ate flamur qe presuopozohet te mbahet lart e me nder e jo I palosur ne nje cep divani? Kur skemi ne repsekt per te pse te kene te huajt?
Por mbi te gjith: Perse kur kengetarja serbe kendonte te gjithe ne mendonim… yyyy sa haka kjo? 

Lulja “mos me prek” Shkendie Mujaj
Edhe mbreteresha shqiptare e belfieve shkendije fundshpine mujaj, shtoi famen e saj duke realizuar nje kenge qe me shume se sa kengetare aty paraqitet si balerine, ose me sakte si kubiste ne nje night club. Sabiani beri te njejten gje si me kallashin, balerinen, duke realizuar nje kenge me endrren erotike te shuuume shqitareve. Por ky nuk eshte lajmi.  Lajmi eshte brenda ne videoklipin e kesaj kenge, ne videoklipin e kenges showbiz. Nese jeni te vemendshem ne jje skene te klipit Shkendija gjith nerv I heq doren sabianit I cili tenton ti preke fundshpinen, dhe sabiani qesh dhe I shkel syrin dikujt aty prapa.
Se pari, shume e cuditshme dhe amatoreske qe kjo skene te lihej nga prodhuesit e klipit.
Se dyti, kaq e ndershme te jete shkendija valle sa as bashk-kengetarin leshverdhe te mos e lejoje ta preke? Ne fakt neper intervista ajo eshte shfaqur si nje femer qe edhe pse ben belfie pra nxjerr ne pah per te tjeret formmat e saje trupore para- mbrapa, eshte edhe e devotshme ndaj fese , falet ne xhami, dhe nuk pranon kollaj meshkujt.   Si thoni, Ta hame kete?  Apo te bejme sikur e hengrem?

No comments:

Post a Comment