Friday, June 5, 2015

Vuçiç, shtetrrethimi dhe fustani i Grides.

Ethet e fushates elektorale kane perfshire gjithkend e gjithshka poooor... perpara se te flasim per te,  te ndalemi te nje event i rendesishem qe zuri vend ne Tirane...aaaq zuri sa ja ndjeme peshen te gjithe ne, qytetaret qe zhvillojme jeten normale ne kryeqyret... ose tentojme te pakten... Kam pershtypjen qe e kuptuat: e kam fjalen per "Forumin ekonomik te Vjenes" ne Tirane... mos me pyesni pse s'u mbajt ne Vjene meqe ka dhe emrin ashtu se nuk e di... ne kuader te se cilit na vizitoi dhe Alexander Vucic, kryeministri serb. Tirana u blindua me police, ushtare, gardiane, police civile, helikoptere, qen police, qen civile, mace spiune   etj... mungonin vetem tanket, avionet ushtarake apo nendetset per te plotesuar panoramen e nje shtetrrethimi. Nejse, kjo u kuptua se te gjithe e hoqem mbi kurriz por nje gje skuptoi askush,  bisneset anash autostrades, buze rrugeve dytesore pse i mbyllen ndersa kalonte kryeministri serb ne autostraden e boshatisur??? ... Sigurisht tashme gjithshka kaloi e jeta vazhdon dhe te gjithe ne zhvillojme perditshmerine tone duke u lutur qe mos e dhente zoti te vije ndonje Obama per vizite se do na kyçin neper shtepira per nje jave rrjesht.

Qendrojme dhe pak te kjo konferenca Vjeneze ne mes te Tirones. Ne fakt gjate zhvillimit te saje pati dicka qe u perfol shume me shume se axhenda e konferences vet... duarshtrengimi midis kryeministrit serb dhe atij kosovar pooor... kete moment e parapriuu nje situate pak e  sikletshme... pas perundimit te konferences se perbashkes askush spo ja varte ne podium  kryeministrit kosovar... te medhenjt e te vegjelve po bisedonin me njeri tjetrin duke e lene krejt ne harrese zotin Mustafa... mire qe u kujtuar Alexi i beogradit qe i tha: ou, ketu qenke ti Mustafe...?
Epo e keni vet parasysh ate fjalen popullore me mire m... se i vogel.

Ti rikthehemi fushates tani... se aty na djeg per momentin se pa pak politike ne nuk rrojme dot. Eshte kuptuar tashme qe kjo fushate elektorale po sjell trende te reja, dhe ne fakt nje trend i ri eshte edhe marrja me pamjen e jashtme te kandidateve, sidomos femra, per bashkite ne vend. Rekordin sigurisht e mban Grida Duma e cila serisht u vu ne qender te ketyre komenteve. Njo foto...ku u tha se ishte Grida ne nje mardhenje te sikletshme me fustanin e saj qe u elekrizua me shume sec duhet, beri xhiron e internetit, nuk ngeli minoren apo adult, femer a mashkull pa e pare e komentuar. Te  gjithe e pane me kresheri kete foto deri sa doli e verteta... ajo nuk ishte Grida por nje kengetare polake. Cfar zhgenjimi. Jasht vemendjes nuk ka mbetur as Voltana Ademi e PD-se ne Shkoder.  Ne foto e marre vjedhurazi tregon hiret e saj femerore, kembet me sakte. Nje gje eshte e sigurt, qe pervec premtimeve te shumta elektorale kjo fushate po prodhon dhe gjera te kendshme per syte tane mashkullore

No comments:

Post a Comment