Thursday, June 11, 2015
Aplikacioni i Grides, Kenga e Ledionit... paret e Gjinit dhe sherri i Lorit me Luanen.
E dinit qe egziston nje keshill i gjygjtareve te ballkanit dhe euromesdhetare? Jo? Skeni faj, as une nuk e dija po ja qe e morem vesh pasi ne krye te ketij organi si president me unanimitet u zgjodh nje gjygjtar shqiptar. Per dy vjet Gjin Gjoni do te drejtoje kete organizem nderkombetare duke shkembyer me koleget e huaj eksperienca ne sistemin gjyqsor. Prit nje minute... se cfar me thote ky emer...Gjin Gjoni... mos valle eshte ai Gjinin Gjoni? Ai i korruptuari, supermiliarderi qe ja hodhi paq vetem me procedura duke dale i pafajshem? ... po ai qenka. Pra praktikisht ne krye te nje organizmi nderkombetare te drejtesise eshte vene gjygjtari i anatemuar si me i korruptuari, ai i cili u kallezua nga ildkp per mos deklarim pasurie bashke me te shoqen, ku perfshiheshin kompani, apartamente, dyqane, llogari bankare shume milionesh brenda dhe jasht vendit, etj etj. Tani, une si publik i thjeshte dua te di kush ja futi kot, shteti yne qe e akuzoi ate, apo keta budallenjt e ketij organizmi gjyqsor qe e zgjedhin ate president. Nejse. Mbase duan edhe ata te marrin experience nga Gjin Gjoni, experience se si te behesh milioner, si te dalesh paq nga akuzat e te shpallesh i pafajshem vetem me procedura.
Kthehemi pak te fushata.
Vazhdojne risite e zgjedhjeve lokale te ketij viti ku prap Grida Duma eshte ne epiqender. Risia e rradhes jane aplikoacionet e personalizuara ne telefon te dedikuara kandidateve. Pra nese doni te dini me shume per Griden, keni tashme nje aplikacion dedikuar asaj. Me thene te drejten kjo eshte nje zgjedhje e zgjuar publicitare qe menjehere eshte kopjuar edhe nga kolegja e saj e shkodres voltana ademi e cila edhe ajo, nga inati i grides, hapi nje aplikacion per telefonat mobil. Ne fakt tani qe e mendoj po aq e risive, kjo fushate eshte edhe e cudive.
Nuk e di se pse e kush do me patjeter te fuse ne sherr Lori Hoxhen, trazhgimtaren e Top Medias, me nje nder imazhet me popullore te Topit, Luana Vjollcen. Ne shtypin roze para disa kohesh u perfol se Lori nuk e duronte dot Luanen dhe se thot qe ajo po shfrytezon per keq emrin e kompanise te ndertuar nga i ati i saj. Dhe sigurisht, edhe po te jete e vertete, zenka e tyre menjehere u pergenjeshtrua terthorazi nga dy palet ne fakt, por nuk kaloi shume dhe ne webfaqen zyrtare te Top Channel u shfaq nje njoftim qe tregonte se ishte tashme vakant vendi i prezantueses se motit ne TCH, pra Luana sdo e bente me. Pas kesaj shpertheu thashethemnaja, sikur Lori e kishte quajtur kurve Luanen apo Luana se honepste dot Lorin... pra thashetheme qe donin medeomos ti shikonin gocat te kapura prej flokesh. Se sa e vertet eshte kete se dime, por qe nuk eshte fundi i botes nese zihen kete e dime, po edhe nese Luana se prezanton me motin dhe nuk eshte apokalipsi, prap edhe kete e dime.
Dhe duke mos u larguar nga familja Top, meqe tashme eshte edhe dhenderr i asaj shtepie. E keni parasysh ate fjalen e urte fshati digjet kurva krihet?... ne rastin konkret kendon. Pasi nxorri kenge Luana, Kallashi, Shkendija... nxori kenge dhe Ledioni... po po Ledion Lico. Tashme Ledionin e gjeni ne radio dhe televizion me kengen YeS. Cte them me shume... tani pres qe te publikoje kenge Flamur Topi
Labels:
ALBANISTAN
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment